Kerry paralajmëron Rusinë të lejojë votimin në Ukrainë

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry i ka kërkuar të enjten Rusisë që të mos ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë.

Bota

15/05/2014 19:04

Në të kundërtën, Kerry ka paralajmëruar se mund të vihen sanksione më të ashpra për ekonominë ruse.

Kerry, duke folur në Londër, pas një takimi të ministrave të jashtëm nga shtetet aleate të Evropës, ka thënë se mesazhi për Rusinë është “Lejoje Ukrainën që të votojë”.

Në qoftë se Kremlini tenton të dëmtojë zgjedhjet në Ukrainë, që janë caktuar për datën 25 maj, Kerry ka thënë se është dakorduar me homologët evropianë që do të pasojnë sanksione ndaj Moskës, përkatësisht sanksione që përfshijnë minierat dhe gazin.