Kerr vë në dyshim rikthimin e Curry

Trajneri i Golden State Warriors, Steve Kerr, ka folur rreth rikthimit të mundshëm të Stephen Curry.

Sport

27/02/2020 19:32

Tash e disa ditë thuhet se ylli i Golden State, Curry, do të kthehet në parket më 1 mars.

Por, së fundmi, Steve Kerr ka hedhur dyshime mbi këtë rikthim, duke thënë se lojtarit mund t’i duhet akoma kohë.

“Mendoj se ai duhet të  bëjë më shumë, para se të jetë gati që të luajë” ka thënë Kerr, transmeton lajmi.net.

“Do të shohim se si do të luhen gjërat” ka shtuar trajneri i Golden State.

Curry kishte thyer dorën më 30 tetor të vitit të kaluar. Mungesa e tij u vërejt edhe në rezultatet e GSW, dhe rikthimi i tij pritet të jetë ndihmë e madhe për skuadrën, që tashmë është e pashpresë për ‘Play Off’. /Lajmi.net/