Kërkojnë informacion për Veriun

Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme ka kërkuar që deri më 13 nëntor, Policia e Kosovës dhe EULEX' ta informojë për incidentet në Mitrovicën e Veriut në ditën e zgjedhjeve.

Lajme

08/11/2013 13:29

Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri ka kërkuar sot që deri më 13 nëntor, Ministria e Punëve të Brendshme dhe EULEX`ta informojë për incidentet që kanë ndodhur në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në veriun e Mitrovicës.

Kryetari i këtij Komisioni Ahmet Isufi në mbledhjen e këtij komisioni ka thënë se është dashur të merren masa më adekuate nga Policia e Kosovës dhe EULEX`i.

“Në veriun e Kosovës kemi një gjendje të veprimeve mund të themi demoluese nga ana e grupeve të caktuara ekstremiste të cilat, për shkak të ndërhyrjes nga ana e Serbisë, që ka favorizuar vetëm një parti politike dhe kjo ka nxitur reagimet e grupeve ekstremiste që të bëjnë edhe veprime të cilat kanë shkaktuar ndërprerje ose demolim të vendvotimeve”.

“Institucionet e sigurisë më 17 nëntor duhet të jenë të përgatitura në mënyrë që procesi zgjedhor të shkojë në mënyrë normale të parashikuar sipas KQZ`së, të mbikëqyrur nga OSBE e cila ka marrë përsipër mbikëqyrjen dhe po ashtu të kemi një gjendje të zhvillimit normal të zgjedhjeve”.

Ai ka thënë se deri më 13 nëntor këto dy institucione të sigurisë duhet ta informojnë komisionin.

Ndërsa anëtari tjetër Rexhep Selimi ka thënë se Policia e Kosovës ka kapacitet për të vepruar në Veri mirëpo por këto kapacitet nuk po i vë në veprim Qeveria e Kosovës”.

“Nuk ka nevojë për autoblinda pranë qendrave të vendvotimit sepse aty ku nuk ka liri nuk edhe demokraci. Fillimisht do të duhej të krijohej liria, por nuk është situata që kanë nevojë të dërgohen autoblinda, ka nevojë të dërgohen policë dhe Policia janë aq të zotë dhe aq të mirë sa që mund të përballen me këdo që don ta prishë rendin dhe qetësinë”.

“Atje nuk po mungojnë autoblindat, atje po mungojnë policia”.

Ndër të tjera Selimi ka thënë se nëse Kosova do t`i organizonte zgjedhjet vetë do të ishin shumë më të suksesshme, por për këtë u morrën vesh Thaçi e Dacic.

“Policia gjithmonë reagon sepse policia është pjesë e zinxhirit komandues të udhëhequr nga Qeveria dhe politika dhe ky vullnet dhe kjo kërkesë nuk erdhi nga eprorët e tyre, nëse do të vinte nga eprorët e tyre. Nëse do të vinte nga eprorët e tyre policia do të reagonte”.

Ai ka thënë që Policia e Kosovës që udhëhiqet nga komandanti i Veriut i raporton Serbisë dhe jo Kosovës.

Anëtari tjetër Fatmir Xhelili ka thënë se nuk është i informuar për ngjarjen se si ka ndodhur mirëpo duhet të pritet një informacion nga Policia e Kosovës dhe EULEX`i.

Ai  nuk ka pranuar që ta lë përgjegjëse vetëm Policinë e Kosovës për dështimin e sigurisë në veri”.

“Nuk mund të jetë përgjegjësia vetëm e Policisë së Kosovës vetëm në asnjë mënyrë dihet se është përgjegjëse për siguri publike EULEX`i në atë pjesë.

“Policia e Kosovës është bashkëvepruese, është ndihmuese në atë proces unë besoj që edhe EULEX`i tani do të marrë masa shtesë dhe Policia e Kosovës do të marrë masa shtesë që zgjedhjet më 17 nëntor të shkojnë me rregull”.

Sipas tij, në skenarin për demolimin e vendvotimeve mund të ketë gisht edhe “vija politike e Serbisë”.