Kërkojnë hajnat, gjejnë 9 emigrantë
Në kërkim të hajnave në Veri të Mitrovicës, Policia ka gjetur nëntë emigrantë nga Siria.

Lajme
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës, gjatë operacionit “unaza e çeliktë” të ndërmarrë pas vjedhjes së një argjendarie në veri të Mitrovicës, që ka ndodhur të enjten pasdite, kanë arrestuar dy persona dhe kanë gjetur nëntë emigrantë që dyshohet të jenë nga Siria.
Shefi i operativës së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq, ka thënë për KosovaPress se gjatë aksionit pjesëtarët e Policisë së Kosovës të drejtorisë rajonale të veriut të Mitrovicës, kanë hasur nëpër lokacione të ndryshme në nëntë persona për të cilët ekziston dyshimi se janë shtetas të Sirisë dhe se bëhet fjalë për emigrantë.
“Me urdhër të prokurorit janë arrestuar dy persona, të cilët janë në mbajtje për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale strehim të emigrantëve”, ka thënë Bojiq. (KosovaPress)