Kërkojnë abdikim të Mbretit

Spanjollët janë të pakënaqur me Mbretin e tyre, Juan Carlos. 62% e tyre kanë kërkuar abdikimin e tij, ndërsa më 56% e spanjollëve mendojnë se Princi Filipe do të ishte një Mbret i mirë.

Bota

06/01/2014 16:00

62 për qind e spanjollëve duan që Mbreti i tyre Juan Carlos, i cili është i njohur si njeri i skandaleve, të abdikojë, dhe më pak se gjysma e të anketuarve përkrahin monarkinë në përgjithësi, thuhet në një anketë të publikuar të dielën.

Sidoqoftë, shumica e të anketuarve përkrahin djalin e mbretit, Princin Filipe, dhe besojnë se ai mund të ndreqë prestigjin e familjes, thuhet në studimin e bërë nga Sihma Dos, publikuar në gazetën spanjolle El Mundo.

Juan Carlos, i cili festoi ditëlindjen e tij të 76 këtë të diel, ka parë që popullariteti i tij të ulet gjatë këtyre 3 vjetëve të fundit. Kjo gjë ka ndodhur më së shumti për shkak të skandaleve korruptive në të cilat ishte i përfshirë dhëndri i tij dhe për shkak të udhëtimit të famshëm të Mbretit në Afrikë në vitin 2012, kur ai kishte shkuar në një gjueti të elefantëve.

Ai gjithashtu vuan nga një sërë sëmundjesh dhe së bashku me skandalet ka ngritur spekulimet se në të ardhmen do të japë dorëheqje.

Një numër i madh i njerëzve në vitin 2013, në një anketë, e zbritën Mbretin për 9 pikë, duke bërë që 41 për qind e tyre të mendojnë se ai duhet të japë dorëheqje, thuhet në anketën e publikuar në dhjetor.

Numri i njerëzve që presin që ai të abdikojë dhe t’ia dorëzojë fronin Princit Filipe është rritur nga 17% sa ishte në 62% tashmë.

66 për qind e personave kanë një opinion të mirë për princin dhe 56 për qind mendojnë se ai mund të ndreqë imazhin e shkatërruar të familjes mbretërore.

Mbështetja për institucionin e monarkisë, sidoqoftë, ka rënë nën 49.9%, thuhet në rezultatet e dala nga kjo anketë.

Juan Carlos ka një respekt të madh për shkak të rolit të tij të madh në tranzicionin drejt demokratizimit të Spanjës, pas vdekjes së diktatorit, Gjeneralit Francisco Franco, në vitin 1975, por imazhi i Mbretit është shkatërruar në këto vitet e fundit.

Një gjykatës është duke bërë hetime lidhur me shpërdorimet e pretenduara të burrit të vajzës së tij më të re, Cristinas, për arsye të një lojtari të hendbollit, i cili është sportist olimpik, Inaki Urdangarin.

Gjykatësi i këtij rasti po ashtu ka përfshirë në hetimin e tij rolin e princeshës Cristina, e cila është e dyshuar për mashtrime me taksa dhe për pastrim parash.

Mbreti gjithashtu humbi simpatinë e popullit kur ai shkoi në një udhëtim të shtrenjtë në Botswana, në gjueti të elefantëve, përderisa spanjollët ishin duke vuajtur nga recensioni.

Mbreti është paraqitur me paterica në publik në muajt e fundit, ndërsa në muajin nëntor ai kreu një operacion, ku nderoi ijën e tij. Ai ka kryer 9 operacione që nga muaji maj i vitit 2010.

Mbreti është operuar nga një gungë në mushkëri, gjithashtu ka operuar edhe gjurin e tij të djathtë, po ashtu ka qenë i operuar edhe në ligamentin e Akilit, një operacion në unaza, dy operacione në ijën e tij të djathtë dhe tri të tjera në ijën e majtë.

Kur ai kreu operacionin e fundit, familja mbretërore mohoi se Mbreti po e konsideron si opsion të mundshëm abdikimin.