Kërkohet verifikimi i gjithë stafit të AKI-së

I gjithë stafi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës duhet t’i nënshtrohet një procesi të verifikimit profesional nëse shefi i ri i AKI-së do ta pranojë kërkesën e anëtarëve të Komisionit përkatës parlamentar.

Lajme

22/01/2015 19:32

Kjo kërkesë pritet të bëhet në mënyrë që të mos përsëriten skandale të tilla, siç ishte ai i Isuf Lumit, të cilit i rezultoi false diploma e shkollës së mesme, raporton KTV.

Anëtarja e Komisionit për mbikëqyrje të AKI-në, Aida Durguti thotë se ky veprim është i nevojshëm, në mënyrë që të dihet se kush vërtetë punon në këtë institucion.

Në kohën kur ky institucion udhëhiqej nga Bashkim Smaka, në strukturën udhëheqëse kishte pasur probleme të shumta. Një ndër akuzat që i drejtohej Smakës ishte pikërisht punësimi i njerëzve pa respektuar kriteret e nevojshme, raporton KTV.