Kërkohet shkarkimi i Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së pas skandalit me publikimin e mesazheve

Figura të larta kanë shprehur mosbesim dhe zemërim pasi një gazetar zbuloi se atij iu dërguan informacione të ndjeshme rreth sulmeve ushtarake në Jemen. Figura të larta në Partinë Demokratike kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, pasi ai dërgoi planet e luftës për sulmet e ardhshme ushtarake në…

Bota

25/03/2025 16:26

Figura të larta kanë shprehur mosbesim dhe zemërim pasi një gazetar zbuloi se atij iu dërguan informacione të ndjeshme rreth sulmeve ushtarake në Jemen.

Figura të larta në Partinë Demokratike kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, pasi ai dërgoi planet e luftës për sulmet e ardhshme ushtarake në Jemen në një bisedë grupi në Signal që përfshinte një gazetar.

Kryeredaktori i Atlantic, Jeffrey Goldberg, raportoi se materiali ndante “detaje operacionale të sulmeve të ardhshme ndaj Houthive të mbështetur nga Irani në Jemen, duke përfshirë informacione rreth objektivave, armëve që SHBA do të vendoste dhe renditjes së sulmeve”.

Bëhet e ditur se dy orë pasi Goldberg mori detajet e sulmit më 15 mars, SHBA nisi një valë sulmesh ajrore kundër objektivave, shkruan euronews.