Kërkohet nga Unitedi, Leipzigu vendos përfundimisht për Upamecanon

E ardhmja e qendërmbrojtësit të RB Leipzigut, Dayot Upamecano është në dyshime në këtë periudhë ngase kërkohet nga top klubet.

Sport

14/01/2021 16:24

Klubet e mëdha angleze, si Chelsea, Liverpool dhe Manchester Unitedi kanë treguar interesim për francezin, përcjellë lajmi.net.

Por, klubi gjerman dëshiron ta mbajnë deri në fund të edicionit për të sfiduar Bayern Munichun në garë për titull.

Vlera e 22-vjeçarit thuhet se është 37.4 milionë euro, por tani shihet si i pashitshëm gjatë janarit.

Sidoqoftë klubet e interesuara në verë mund të aktivizojnë klauzolën e blerjes për 35 milionë euro, derisa favoriti kryesor shihen “Djajtë e Kuq”./Lajmi.net/