Kërkohet nga Specialja që Hysni Gucati të mbrohet në liri

Ish-udhëheqësi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, iu është drejtuar përmes një letre publike gjykatësit të Speciales, Nicolas Guillou.

Lajme

05/10/2020 14:03

Kelmendi ka kërkuar nga Guillou që të merren parasysh kërkesat e avokatit të Gucatit që i njëjti të mbrohet në liri.

“Nëse vërtet dyshoni se Z. Gucati nuk do t’u përmbahet detyrimeve, në rast se Ju do ta lironit të mbrohet në liri, po paraqitëm unë vullnetar të vi në vend të tij në burg hetues, sepse e besoj Z. Gucati që nuk do të nepërkëmbë detyrimet që do t’i vendosni Ju. E bëj këtë për arsye humanitare, meqë nuk ndihem mirë që ai, me atë gjendje sociale e humanitare, të vuaj në burg hetues në Hagë, por edhe sepse ndiej obligim moral për kontributin dhe sakrificat e tij në Luftën e drejtë, çlirimtare, që bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës kundër pushtimit nacionalist-neofashist serb”, ka shkruar Kelmendi.

“Po të isha i pasur, do jepja miliona, nëse do t’i vendosnit Ju, si kusht garantues. Përndryshe, caktoni një shumë dhe besoj se do të ketë biznimen që do t’i jep. Bile, edhe Qeveria e Republikës së Kosovës, besoj, do të ofron cilindo garanci që do t’ia kërkonit Ju. Ju lutëm, evitoni keqkuptimin, që si francez, jeni i kapur nga serbofilia e ish ushtarakëve nacionalistë francezë, të cilët në Francë imponuan një miqësi përkrahëse ndaj nacionalizmit serbomadh. Ndoshta nuk e dini, që kur Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Dhomat e specializuara, unë kam shpreh gatishmëri për të infromuar e dëshmuar për ato që di, meqë isha protagonist i zhvillimeve para dhe gjatë Lufet (1998-1999), – si anëtar i Kryesisë së LPK-së, – e cila e ka themeluar UÇK-në, – dhe se përgjegjës i Fondit në Gjermani për grumbullim të ndihmave financiare për UÇK-në. Uroj të miratoni ndonjërën nga lutjet e mia, që Z. Hysni Gucati t’i mundësohet mbrojtja në liri”, ka shkruar Kelmendi. /Lajmi.net/