Kërkohet nga Liverpool, Lazio i vendos çmimin Milinkovic-Savic

Klubi italian është i hapur për shitjen e yllit të ekipit.

Sport

19/10/2021 16:58

Sergej Milinkovic-Savic prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane, transmeton lajmi.net.

Skuadra më e interesuar për shërbimet e Milinkovic-Savic është Liverpooli do të synojë transferimin e tij verën e ardhshme.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Lazio i ka vendosur çmimin e shitjes yllit të ekipit që mund të largohet në fund të edicionit.

Liverpool dhe ekipet tjera të interesuar për futbollistin serb, duhet të shpenzojnë 80 milionë euro për transferimin e tij.

Milinkovic-Savic këtë edicion ka realizuar tre gola e dy asistime në tetë ndeshje të luajtura në Serie A. /Lajmi.net/