Kërkohet nga Bayern Munich, Norwich zbulon çmimin e kartonit të Aarons
Norwich City i ka kërkuar Bayern Munichut të paguajnë 30 - 35 milionë euro nëse duan të nënshkruajnë me Max Aarons këtë verë.
Sport
Gjiganti gjerman e ka vëzhguar Aarons për dy vite dhe ka nisur negociatat për mbrojtësin e krahut të djathtë, transmeton lajmi.net.
Norwich nuk është në nxitim të diskutojë marrëveshjen edhe pse preferojnë të mbyllin bisedimet në fundin e sezonit.
Manchester Unitedi gjithashtu e sheh anglezin si opsion, por s’ka asgjë konkrete.
Aarons ka impresionuar këtë edicion duke zhvilluar çdo minutë në 29 ndeshje dhe realizuar një gol plus ka dhuruar tri asistime.
Bayerni e ka bërë prioritet transferimin e Aarons, meqenëse dje mbyllen marrëveshjen për Dayot Upamecanon.
Mbetet të shihet nëse “Bavarezët” do paguajnë vlerën që kërkon Norwich City, skuadër që synon rikthimin në Premierligë./Lajmi.net/