Kërkohet nga Bayern dhe Arsenal, ylli francez vendos për të ardhmen e tij

Ylli me pasaportën franceze, i cili ka prejardhje nga Bregu i Fildishtë, Nicolas Pepe, ka ndarë mendjen e tij për të ardhmen.

Sport

14/04/2019 15:50

Pepe i cili ka regjistruar paraqitje fenomenale me skuadrën e Lille, është kthyer në shënjestrën e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Bayern Munich dhe Arsenal janë pretendentët kryesorë për të nënshkruar me lojtarin, i cili së fundmi duket se ka marrë vendimin e tij të rëndësishëm.

Sipas raportimeve të ‘Telefoot’, lojtari ka vendosur të mos vazhdojë kontratën me Lille, duke lënë gjithçka të hapur për afatin kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Këtë sezon, 23 vjeçari ka shënuar 19 gola me skuadrën e Lille, duke tërhequr kështu vëmendjen e gjigantëve evropian.

Bosi i Lille, Gerard Lopez ka konfirmuar për ‘Telefoot’ se lojtari definitivisht do të largohet nga skuadra gjatë kësaj vere.

Mbetet të shihet nëse Arsenal, Bayern Munich apo Paris Saint Germain do të jetë skuadra që do të marr nënshkrimin e lojtarit premtues. /Lajmi.net/