Kërkohet nga Barca e Milan, ja ku mund të përfundojë mbrojtësi i Chelsea

Milan dhe Barcelona janë në garë për qendër mbrojtësin e Chelsea, Andreas Christensen.

Sport

02/12/2018 09:55

Lëndimi i Samuel Umtiti dhe Thomas Vermaelen ka shtyrë skuadrën katalunase që të kërkojë me ngulm një qendër mbrojtës, dhe ta afrojë në skuadër qysh në afatin e janarit.

Nga emrat e fundit që është përmendur ka qenë ai i mbrojtësit danez të Chelsea, Christensen.

Por, “Express”, raporton se mbrojtësi mund të shkojë në formë huazimi tek Borussia Monchengladbach, për herë të dytë, transmeton lajmi.net.

Skuadra gjermane thuhet se është e gatshme ta kryej këtë lëvizje qysh në afatin kalimtar të janarit.

Christensen nuk po arrin ta bëj vendin e tij në planet e trajnerit Maurizio Sarri dhe ka bërë të ditur se është në kërkim të ndryshimit.

Kujtojmë se danezi ishte lojtari i vitit tek Gladbach, në edicionin 206/17. /Lajmi.net/