Kërkohet ndihmë për identifikimin e kësaj gruaje të moshuar (Foto)
Policia e Kosovës, u ka dërguar mediave foto të një gruaje të moshuar, me anë të të cilave u kërkon ndihmë qytetarëve për identifikimin e saj.

Lajme
Sipas njoftimit të policisë, në Stacionin Policor Qendra është sjellë një person i gjinisë femërore e moshës së shtyrë, e cila ka humbur nga shtëpia dhe nuk është në gjendje të tregojë vendbanimin e saj, raporton lajmi.net.
E njëjta është hasur në rr.” Bajram Kelmendi” në Prishtinë rreth orës 07:30 dhe që nga ajo kohë ajo vazhdon te jetë ne stacionin policor qendra ne Prishtinë.
Policia ka bërë përpjekje për të kuptuar adresën e banimit të saj mirëpo deri tani nuk ka qenë e mundur, andaj kërkohet nga të gjithë ata që kanë informacion për këtë person, të lajmërohen në stacionin policor Qendra në Prishtinë. /lajmi.net