Kërkohet mbrojtje në liri për Oliver Ivanovicin

Është kërkuar mbrojtje në liri për Oliver Ivanovicin. Sot pritet përgjigje nga Gjykata e Apelit nëse do t’i lejohet kjo të akuzuarit për krime lufte.

Lajme

31/01/2014 13:00

Zëdhënësja e EULEX’it, Irina Gudeljevic ka bërë të ditur se pala mbrojtëse e Oliver Ivanovicit ka bërë ankesë për heqjen e paraburgimit.

Kërkesa është bërë nga avokati mbrojtës i Ivanovicit, Nebojsa Vlajic.

Sipas zëdhënëses së EULEX’it, tash i mbetet Gjykatës së Apelit që të vendosë për hapin e radhës që parashihet në bazë të ligjit.

Vlajic ka thënë se pret që gjykata sot rreth orës 14, të vendoset për paraburgimin e Ivanovic.

Ai ka thënë për agjencinë serbe FoNet se ankesa është bërë të mërkurën në orën 14 në Gjykatën e Apelit.

“Ankesa është bërë të mërkurën në orën 14 dhe afati për të marrë përgjigje është 48 orë dhe vendimi do të jetë për lirimin e Ivanovic të mbrohet në liri”.

Njëri nga të mbijetuarit e tragjedisë në Mitrovicë, në vitin 1999, Isa Mustafa, ka deklaruar Oliver Ivanovic ka komanduar me njësitin policor që ka vrarë civilë shqiptar.