Kërkohet dorëheqja e Qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme (Video)

Opozita tashmë është e bashkuar dhe pas koordinimeve që kanë bërë, kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha se kjo është hera e parë që bashkohet opozita, për siç tha ai, që ta ndalin më të keqen që po i ndodh vendit.

Lajme

16/09/2015 13:35

Limaj thotë se Kosova nuk ka institucione të pavarura dhe ka gjendje të keqe ekonomike, dhe se nuk do të ndalen deri në fund, raporton lajmi.net.

“Ne kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Qeverisë së Kosovës. Ka humbur kredibilitetin qytetarë. Ata po lypin vota, por nuk ka asnjë votues të PDK-së apo LDK-së do i votonte po t’i kërkonin votat me këtë projekt”, tha Limaj.

“Kërkojmë zgjedhje të parakohshme. Kjo është rruga. Gjëra më e mirë, më e shpejtë dhe e ndershme është zgjedhjet e parakohshme”, tha ai.

Tha se do e ndalin, siç e quajti ai, arrogancën e numrave të koalicionit qeverisës.

Nuk foli nëse të bashkuar si opozitë do shkojnë edhe në zgjedhjet që po kërkojnë. / lajmi.net

YouTube player