Kërkohet angazhim më i madh për ndalimin e kontrabandës me armë nga Serbia
Armë AK-47, shtatë karikator për të, municion të kalibrave të ndryshëm janë vetëm disa nga arsenali i armëve i konfiskuar gjatë bastisjeve të fundit të Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Pak ditë më parë, gjatë bastisjeve tjera në këtë komunë të veriut e në Zveçan ishin konfiskuar edhe armë të tjera, e ku mbizotëronin…
Lajme
Armë AK-47, shtatë karikator për të, municion të kalibrave të ndryshëm janë vetëm disa nga arsenali i armëve i konfiskuar gjatë bastisjeve të fundit të Policisë së Kosovës në Zubin Potok.
Pak ditë më parë, gjatë bastisjeve tjera në këtë komunë të veriut e në Zveçan ishin konfiskuar edhe armë të tjera, e ku mbizotëronin uniformat ushtarake serbe.
Këto janë bastisjet që lidhen me rastin e shpërthimit të kanalit të Iber Lepencit për çka po kërkohet angazhim më i madh i organeve të sigurisë në mënyrë që kontrabanda nga kufiri Serbi-Kosovë të minimizohet.
“Ka qenë e pritshme që të gjenden sasi e madhe e armatimit dhe do të gjinden edhe më tutje sepse për vite të tëra që nga mbarimi i luftës, kontrabandimi me armë nuk ka ndaluar asnjëherë dhe nuk është duke ndaluar as sot, këtë e dëshmon edhe armatimi i cili po gjindet aty, që është prodhim më I ri, qoftë në Serbi apo edhe jashtë saj”, ka deklaruar Hysen Gecaj – Ish-ushtarak.
Ndërsa, njohësi i sigurisë, Valdet Hoxha po thotë se gjetja e vazhdueshme e armëve e minimizon narrativën që kontrabanda po luftohet në masë të madhe.
“Duhet të gjitha institucionet në minimizimin e këtyre organizimeve, e këtyre akteve, ofrimin e sigurisë për të gjithë komunitetit që jetojnë në atë pjesë të vendit por nuk duhet të vetknaqemi sepse lloji, sasia dhe tipi i armatimit që po konfiskohet po tregon që ka armatim që kohëve të fundit është future në Kosovë”, ka deklaruar Valdet Hoxha – Njohës i sigurisë.
Kosova u trondit javën e kaluar pas një sulmi me rreth 20 kilogram eksploziv në kanalin e Iber Lepencit që shkaktoi dëme materiale, të cilat janë ende në riparim e sipër. /dukagjini