Kërkesa për Ngrirje
Në ditën kur filloi fushatën për zgjedhjet e 3 nëntorit, si kandidat për Kryetar të Prishtinës, Agim Çeku ka kërkuar nga Kryeministri Thaçi që ta lirojë nga detyra e Ministrit të FSK'së. Ngrirja e postit vlen deri në një vendim tjetër, shkrirës.

Lajme
Agim Çeku prej sot nuk është më Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në ditën kur fillon zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit si kandidat i PDK’së për Kryetar të Komunës së Prishtinës, Çeku ka kërkuar nga Kryeministri Hashim Thaçi që ta lirojë nga detyra e Ministrit.
“Kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi, sipas akteve ligjore në fuqi që e përcaktojnë këtë çështje, e liron Ministrin Agim Çeku, nga të gjitha obligimet ndaj Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) dhe Qeverisë, dhe i ngrin postin e ministrit, deri në nxjerrjen një vendimi tjetër”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së FSK’së.
Çeku është Ministri i dytë që largohet nga Qeveria e Kosovës për shkak të angazhimeve në fushatën për zgjedhjet lokale.
Këtë javë, një gjë të tillë e kishte bërë edhe Mimoza Kusari-Lila, e cila është larguar nga posti i Ministres së Tregtisë së Industrisë, për t’u përqendruar në garën për Kryetare të Komunë së Gjakovës ku kandidon nën siglën e AKR’së.