Kërkesa e Merkelit lidhur me ndihmat për Greqinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi sot se mosmiratimi i një program të ri ndihme për Greqinë do të ishte kaos dhe do të ishte plotësisht e papërgjejgjshme për të mos provuar të paktën krijimin e kësaj ndihme.

Bota

17/07/2015 13:07

“Di që shumë prej jush kanë dyshime dhe shqetësime”, theksoi ajo para deputetëve të Bundestagut thirrur për t’u shprehur mbi parimin e kësaj ndihme.

”Askush nuk mund të justifikohet. Por, ne do të reagonim në mënyrë plotësisht të papërgjegjshme nëse nuk do të provonim të ndiqnim këtë rrugë”, theksoi ajo./ATSH/