Kërcënon veterani i UÇK-së: Protestën tjetër do të dal me revole (Video)

Edhe pse i shtyrë në moshë dhe mezi rrinte në këmbë duke u mbështetur për një bastun, Fahri Zeqiri prapë se prapë nuk i la të vetëm bashkëluftëtarët e tij në protestën e sotme.

Lajme

07/08/2015 14:25

Ai dhe shumë të tjerë protestuan para qeverisë sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ndaj padrejtësive që po ju bëhen veteranëve të luftës.

Zeqiri ka thënë se edhe pse i ka të gjitha dokumentet e invalidit ai ka marrë vetëm statusin e veteranit.

“Për mi dhanë kontribut shtetit se kom marrë invalidorin, i kam krejt dokumentet e invalidit e kam marr vetëm të veteranit”, ka thënë Zeqiri, raporton Indeksonline.

Ai ka paralajmëruar se në rast që protesta e radhës do të mbahet të hënën, do të vi me revole.

“Të hënën pa dal me revole se la, kurrë se kam gjuajtur gurin e me fsheh dorën”, ka thënë Zeqiri.

Ndryshe sot protestat e veteranëve ka eskaluar derisa protestuesit kanë rrëzuar rrethojën para ndërtesës së qeverisë dhe kanë kërkuar që të hyjnë brenda ndërtesës./Indeksonline/

YouTube player