Kërcënon rëndë Petkoviq: Po shqyrtojmë dërgimin e 1 mijë trupave të sigurisë në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq është lëshuar në kërcënime të rënda sonte pasi që forca të shtuara policore nisën patrullimin në veri të Kosovës. Petkoviq, në një konferencë për media tha se për shkak të zhvillimeve të fundit, Serbia do të shqyrtojë mundësinë e dërgimit të 1…

Lajme

08/12/2022 23:25

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq është lëshuar në kërcënime të rënda sonte pasi që forca të shtuara policore nisën patrullimin në veri të Kosovës.

Petkoviq, në një konferencë për media tha se për shkak të zhvillimeve të fundit, Serbia do të shqyrtojë mundësinë e dërgimit të 1 mijë forcave të sigurisë.

“Sipas njohurive tona, 300-350 policë të Kosovës me gypa të gjatë dhe automjete të blinduara pushtuan veriun e Kosovës dhe bllokuan Mitrovicën dhe u vendosën me dhunë. Arsyeja e inkursionit të policisë në veri të Kosovës gjoja është se shqiptarët që jetojnë aty kanë frikë nga çdo gjë që po ndodh. Po ashtu ju kujtoj se dy ditë më parë ka pasur një përballje mes Kurtit dhe qytetarëve të veriut për të detyruar mbajtjen e zgjedhjeve”, tha ai.

Por këtu nuk ndalet Petkoviq.

Ai madje tenton të ndërhyjë edhe në punët e brendshme të institucioneve të Kosovës, duke aluduar se sipas marrëveshjes së Brukselit, policia s’ka të drejtë të jetë e pranishme në veri.

Sipas Petkoviq, vetë Rezoluta 1244 ia lejon Serbisë të shqyrtojë kthimin e 1 mijë forcave serbe të sigurisë. /Lajmi.net/