Kërcënoi me vdekje Vuçiqin, arrestohet nga policia
Policia serbe ka arrestuar një person i cili në Twitter kishte kërcënuar me vdekje presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajme
Djuro Trkulja nga Novi Sad është arrestuar mbrëmë nga policia serbe pasi në Twitter kishte kërcënuar me vdekje presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe paralajmëroi rrëmbimin e anëtarëve të familjes së tij.
Mediat serbe raportojnë se Trkulja është arrestuar nga policia, pas publikimeve në profilin e tij, transmeton lajmi.net.
Jo zyrtarisht, mediat serbe kanë mësuar se bëhet fjalë për profilin @AgentStrani, përdoruesi i së cilit ka shkruar se: “Fundi i Vuçiqit është afër, dhe askush nuk mund ta ndal”. /Lajmi.net/
Vučiću Aleksandre u meni ne živi strah od tebe čega sam siguran da si svestan; @avucic otićiću jedan korak dalje kroz najavu da će narednih dana nestati neko tebi (porodično i kriminalno) veoma blizak. Moja jedinica ne pravi greške. אלוף משנה pic.twitter.com/m1Rytr7ig8
— strani-agent (@AgentStrani) December 1, 2018