Kërcënohet me vdekje, Sergio Ramos detyrohet të ndërrojë numrin e telefonit

Fitimi i finales së Kievit dhe i Ligës së Kampioneve (edicioni i fundit) mund të ketë qenë një ëndërr e vërtetë për Sergio Ramos, por shpejt u shndërrua në një makth, pasi u detyrua të ndryshojë numrin e tij të telefonit.

Sport

01/06/2018 19:24

Mbrojtësi i Real Madridit iu është nënshtruar thirrjeve kërcënuese në lidhje me dëmtimin në shpatull që i bëri Mohamed Salah, duke e dërguar sulmuesin egjiptian të Liverpool të dilte nga loja i pamundur për të vijuar finalen e Champions-it.

Shtypi egjiptian reagoi me zemërim ndaj incidentit, duke e akuzuar Ramosin se ishte “një kasap”, ndërsa nga Egjipti nisi nënshkrimi i një peticioni obline, që kapi shifra të frikshme në pak ditë, përmes të cilit i kërkohet UEFA-s të dënojë kapitenin e “Los Blancos”, shkruan telesport.

“Cadena COPE” thotë tani se Ramos ka mbetur pa zgjidhje, por ama ka marrë një masë që ishte në dorën e tij: ka ndryshuar numrin e tij të telefonit për të ndaluar marrjen e telefonatave, që e kërcënonin me vdekje.