Kërcënohet me jetë skenaristi Ard Islami

Ard Islami ka marrë një mesazh kërcënues.

ShowBiz

09/10/2019 12:28

Skenaristi i serialit “Shpk Nazi”, Ard Islami, përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se ka pranuar mesazh kërcënues, shkruan lajmi.net.

Islami ka publikuar mesazhin që ia dërguan në Instagram ku e kërcënojnë, por duket se kjo gjë nuk i bëri shumë përshtypje.

“Dmth që në ditën e parë, urime Kosovë”, ka shkruar ai.

Ndërsa në mesazhin kërcënues shkruhet “Mbaje në mend Ard Islami. Kemi me iu vjerrë në shesh juve edhe krejt bashkëpunëtorët e PDK-së. Ka ardhë koha jonë edhe krejt këto punë që i bëni, ne kemi me ra, dhe ju do të ndaleni. Edhe atë serialin që e keni promovuar Kadri Veselin edhe krejt punët që i bëni ju. Tash është koha jonë!”. /Lajmi.net/