Kërcënohet gazetari nga veriu i Mitrovicës

Gazetari i Tanjug-ut Zheljko Tvrdishiq nga veriu i Mitrovicës, është kërcënuar përmes Facebook-ut, duke i kërkuar atij të mos shkruaj për njerëzit nga veriu, që janë në “Listën Serbe”. 

Lajme

23/05/2014 21:47

Gazetari i ka raportuar rastin, dhe për këtë ka reaguar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke kërkuar që të gjendet autori, dhe të merren masa ndaj ti. 

Mesazhi është dërguar nga një person i panjohur i cili e administron një llogari në Facebook, me emrin \”Inicijativa Kosovska Mitrovica\”. 

\”Nëse ju shikoni në profilin e kësaj faqe e kuptoni se aty promovohen pikëpamje të ndonjë subjekti politik\” tha gazetari i kërcënuar, duke shtuar se rastin e ka raportuar në Policinë e Kosovës dhe atë të Serbisë.