Kërcen nga dritarja duke ikur nga ‘terroristët’, bëhej fjalë vetëm për ushtrime të policisë (Foto)
Në universitetin Strathmore në Najrobi ishte organizuar një simulim i sulmeve terroriste që ka përfunduar tragjikisht, duke pasur parasysh se më shumë se 30 njerëz janë plagosur, derisa një grua ka vdekur duke u hedhur nga dritarja nga frika, shkruan The Independent.

Bota
Policia ka organizuar një konferencë për shtyp, pas zemërimit dhe reagimeve të ashpra të opinionit publik për shkak të ushtrimeve katastrofike të organizuara. Në konferencë është bërë e ditur se stërvitja është menduar për të “testuar gatishmërinë e komunitetit të Universitetit për të reaguar”, transmeton lajmi.net.
Në simulimin e pasuksesshëm të policisë ka mbetur e vdekur 33-vjeçarja Ester Kidmabi, një nga zyrtarët e universitetit. Ajo në vend se të ikte nga “terroristët” të cilët kishin filluar të shtien në ajër si paralajmërim, nga paniku kishte kërcyer nga dritarja e katit të tretë që fatkeqësisht i kushtoi me jetë.
“Papritmas dëgjova disa të shtëna, për të cilat me vonë u kuptua se bëhet fjalë për plumba që përdoren për ushtrime. Në atë moment jam frikësuar aq shumë, sa që jam zhytur në turmën e cila po vraponte drejt dyerve. Megjithatë, aty na priste një burrë i maskuar me armë në duar, dhe kështu instinktivisht kërceva nga dritarja”, ka deklaruar njëra nga studentet.
Menjëherë filloi ti kapë paniku njerëzit e humbur në rrëmujën e shkaktuar, kurse epilogu i gjithë kësaj ngjarje është 30 njerëz të plagosur të cilët kishin kërcyer nga dritaret ose nga tualetet.
Shumë prej tyre kanë përfunduar me lëndime të rënda trupore, siç janë thyerjet e duarve dhe këmbëve. Por këtu futet edhe një nga profesorët që kishte kërcyer nga kati i katërt.
Askush në universitet nuk e kishte ditur se bëhet fjalë për një simulim, kurse policia në këtë mënyrë ka dashur të shohë se si do të silleshin civilët në rast të një sulmi terrorist. Por për fat të keq ky eksperiment ka përfunduar tragjikisht. (lajmi.net)