Keqtrajtuan dy persona që ndodheshin në ndalim, IPK rekomandon suspendimin edhe të 7 policëve tjerë në Podujevë

Inspektorati Policor i Kosovës, i ka rekomanduar Policisë së Kosovës, suspendimin edhe të shtatë zyrtarëve të tjerë policorë që dyshohet se kanë kqtrajtuar dy qytetarë, njëri nga ta i mitur që ndodheshin në ndalim. Sipas hetimeve, këta zyrtarë policorë kanë tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës, shkrua lajmi.net. “Bazuar në veprimet e zgjeruara…

Lajme

02/12/2025 18:11

Inspektorati Policor i Kosovës, i ka rekomanduar Policisë së Kosovës, suspendimin edhe të shtatë zyrtarëve të tjerë policorë që dyshohet se kanë kqtrajtuar dy qytetarë, njëri nga ta i mitur që ndodheshin në ndalim.

Sipas hetimeve, këta zyrtarë policorë kanë tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës, shkrua lajmi.net.

“Bazuar në veprimet e zgjeruara hetimore dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe shtatë zyrtarë tjerë policorë për të cilët IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin. Hetimet lidhur me këtë rast ndaj 6 zyrtarëve policorë  janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në procedurë të rregullt  me dyshimin për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” kurse ndaj një togeri policor  lidhur me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.”, ka njoftuar IPK.

Në lidhje me rastin e njëjtë, më 10 nëntor IPK ka rekomanduar suspendimin edhe të katër zyrtarëve të tjerë.

Deri më tani, të dyshuar për keqpërdorim të këtyre dy qytetarëve janë identifikuar 11 zyrtarë policorë. /Lajmi.net/