Keqpërdori fëmijët në pornografi- arrestohet i dyshuari në Lipjan

Një rast i keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi është raportuar dje në Lipjan. Polica e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin mashkull, shtetas i huaj për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës, transmeton lajmi.net. Me…

Lajme

12/11/2025 08:56

Një rast i keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi është raportuar dje në Lipjan.

Polica e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin mashkull, shtetas i huaj për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur.

Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/