‘Këpucëtari’ Wenger

Prezenca e Arsene Wengerit në Arsenal është jashtëzakonisht e rëndësishme. Trajneri francez është njeriu më meritor që skuadra është shndërruar në një prej gjigantëve të futbollit anglez dhe kontinental. Por, për të konfirmuar rëndësinë e tij për futbollistët, mjafton t’i shikojmë disa fotografi nga seanca e fundit stërvitore e Arsenalit, para ballafaqimit të rëndësishëm me…

Sport

18/02/2014 17:02

Prezenca e Arsene Wengerit në Arsenal është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Trajneri francez është njeriu më meritor që skuadra është shndërruar në një prej gjigantëve të futbollit anglez dhe kontinental.

Por, për të konfirmuar rëndësinë e tij për futbollistët, mjafton t’i shikojmë disa fotografi nga seanca e fundit stërvitore e Arsenalit, para ballafaqimit të rëndësishëm me Bayern Munichun në duelin e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Skuadra londineze duket në disponim të mirë pas fitores ndaj Liverpoolit që i kualifikoi në çerekfinale të FA Cup.

Alex Oxlade-Chamberlain kishte telashe me këpucët e tij sportive, por edhe me këtë çështje u mor Wenger i cili ia rregulloi ato. Strategu francez është i gjithanshëm.