Këpucët speciale të Messit

Manchester City mund të ketë vështirësi të ndal Lionel Messin të martën mbrëma, por ata pa dyshim se nuk do të kenë problem ta vërejnë atë. Sulmuesi i frikshëm i Barcelonës do të mbajë një palë këpucë të reja të Adidasit, në ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve në Etihad Stadium.…

Sport

17/02/2014 19:10

Manchester City mund të ketë vështirësi të ndal Lionel Messin të martën mbrëma, por ata pa dyshim se nuk do të kenë problem ta vërejnë atë.

Sulmuesi i frikshëm i Barcelonës do të mbajë një palë këpucë të reja të Adidasit, në ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve në Etihad Stadium.

Nuk bëhet fjalë për këpucë të rëndomta sportive, pasi edhe vetë futbollisti nuk është ‘normal’.

Fotografitë e këpucëve të Messit – që thuhet se peshojnë vetëm 165 gram – janë publikuar në rrjete sociale dhe bien në sy për ngjyrimin e tyre.

Ato kanë një shkëlqim unik, njësoj sikurse edhe futbollisti që do t’i mbajë ato.