Këpuca e Artë: Kjo është renditja e këtij sezoni, mungojnë Messi dhe CR7

Gara për Këpucën e Artë këtë sezon do të jetë shumë interesante.

Sport

05/12/2019 15:46

Për herë të parë pas shumë vitesh, në krye të rënditjes nuk shihen Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Argjentiasi është fitues aktual i këtij çmimi, por këtë sezon mungon në majat e listës, por jemi në fillim të sezonit dhe gjithçka mund të ndryshojë.

Renditjes për Këpucën e Artë këtë sezon i prinë Ciro Immobile i Lazios, me 17 gola të shënuara, dhe 34 pikë të mbledhura.

Pas tij vjen Robert Lewandowski, me 16 gola, dhe në vendin e tretë renditet Jamie Vardy.

Renditja për Këpucën e Artë:

Ciro Immobile | Lazio | 17 gola (34)

Robert Lewandowski | Bayern Munich | 16 gola (32)

Jamie Vardy | Leicester City | 14 gola (28)

Timo Werner | RB Leipzig | 13 gola (26)

Erling Haaland | Red Bull Salzburg | 15 gola (22.5)

Shon Weissman | Wolfsberger | 15 gola (22.5)

Tammy Abraham | Chelsea | 11 gola (22)

Junior Moraes | Shakhtar Donetsk | 14 gola (21)

Pierre-Emerick Aubameyang | Arsenal | 10 gola (20)

Wissam Ben Yedder | Monaco | 10 gola (20)

Rouwen Hennings | Fortuna Dusseldorf | 10 gola (20)

Romelu Lukaku | Inter | 10 gola (20)

/Lajmi.net/