Këpuca e Artë e Evropës: Befasi të mëdha në 10 vendet e para

Gara për Këpucën e Artë të Evropës pritet të jetë e paparashikueshme edhe këtë vit.

Sport

03/11/2018 09:49

Lionel Messi do të tentojë të mbrojë kurorën në garën për Këpucën e Artë në Evropë.

Por, për ta bërë këtë nuk do ta ketë aspak të lehtë pesë herë fituesi i Topit të Artë, që po sfidohet nga disa lojtarë që po gëzojnë formë të lartë në Evropë.

Kylian Mbappe i PSG-së renditet i parë në renditje me 11 gola të shënuara (22 pikë), duke lënë pas sensacionin e Evropës, sulmuesin e Genoas, Krzysztof Piatek, me 9 gola të shënuara.

Vendi i tretë i takon po ashtu Neymarit, që numëron nëntë gola, shkruan ‘lajmi.net’.

Renditja për Këpucën e Artë të Evropës:

Kylian Mbappe | PSG | 11 gola (22)

Krzysztof Piatek | Genoa | 9 gola (18)

Neymar | PSG | 9 gola (18)

Cristhian Stuani | Girona | 8 gola (16)

Iago Aspas | Celta Vigo | 8 (16)

Emiliano Sala | Nantes | 8 gola (16)

Junior Moraes | Shakhtar Donetsk | 10 gola (15)

Eden Hazard | Chelsea | 7 gola (14)

Paco Alcacer | Borussia Dortmund | 7 gola (14)

Luka Joviq | Frankfurt | 7 gola (14)

/Lajmi.net/