Kepa e kishte lënë të tronditur Caballeron me këto fjalë

Kepa Arrizabalaga i ka nxjerrë shumë punë vetes.

Sport

27/02/2019 08:53

Kepa Arrizabalaga i la të gjithë të shokuar, pasi e refuzoi urdhrin e Maurizio Sarrit që të zëvëndësohej nga Willy Caballero.

Chelsea u mposht nga Manchester City në finale të EFL Cup, duke u mposhtur me anë të penalltive, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë përfundoi pa gola, përcjell lajmi.net.

The Sun raporton se Kepa i kishte thënë Caballeros se ai ishte portieri më i mirë në Wembley dhe se ishte në dijeni se çfarë po bënte.

Por, Chelsea dështoi nga penalltitë, ndërsa portieri spanjoll u dënua me një heqje të pagesës javore.

Kjo nuk përfundoi me kaq, pasi Sarri ka vendosur ta lë në stol Kepan, në përballjen e sotme (e mërkure) ndaj Tottenhamit në kuadër të Premierligës. /Lajmi.net/