‘Kepa dhe Alisson janë të mirë, por Ederson është më i miri në Premierligë’

Një shumë e madhe e parave janë shpenzuar nga gjigantët e Premierligës në afrimin e portierëve më të mirë.

Sport

01/04/2019 23:55

Ishte fillimisht Pep Guardiola ai që shpenzoi një shumë të majme parash për të afruar Ederson Moraes nga Benfica në ‘Etihad’.

Pas kësaj lëvizje, rekordi botëror për shpenzimin në një portier u thye dy herë brenda një afati kalimtar, me Alisson Becker të Liverpool dhe Kepa Arrizabalaga tek Chelsea.

Por, ish portieri i Manchester City, Andy Dibble, beson se portieri më i mirë në Premierligë është Ederson, duke mos humbur aspak vlerat e Kepa dhe Alisson.

“Ederson është më i miri në Premierligë sipas meje. Ai është shumë i qetë dhe nuk ka më të mirë në opinionin tim” ka thënë Dibble, transmeton lajmi.net.

“E kam shikuar atë në ndeshjen ndaj Newport, në një terren të vështirë, dhe ai pranonte topin pa problem përkundër gjendjes së fushës” ka thënë tutje ish anëtari i Man City.

“Alisson dhe Kepa janë portierë të shkëlqyer, por Ederson ka gjithçka dhe është ndër më të mirët në botë” ishin fjalët e Andy Dibble.

Që kur erdhi nga Benfica në verën e vitit 2017, Ederson ka fituar një Premierligë dhe dy Kupa të Ligës, në 89 paraqitje në të gjitha kompeticionet me Manchester City. /Lajmi.net/