Kenneth Deane i dërguari i BE-së për hetime në EULEX

Kenneth Deane do të jetë udhëheqësi i Operacioneve Civile të BE-së, për të hetuar akuzat për korrupsion në EULEX. Ai do të merret me hetimet lidhur me akuzat që i ka ngritur prokurorja e këtij misioni, Maria Bamieh. 

Lajme

01/11/2014 14:14

Brukseli tashmë e ka dërguar në Kosovë Kenneth Deane, Udhëheqës i Operacioneve Civile të BE-së, për të hetuar akuzat për korrupsion në EULEX.

Ardhja e Deane në Kosovë është konfirmuar nga zyrtarët në Bruksel të cilët kanë thënë se ai tashmë ndodhet në vend të ngjarjes ku bashkë me shefin e ri të misionit është duke hetuar atë që po ndodhë në EULEX.

Deane i cili është shtetas britanik ka ardhur në këtë post gjatë muajit qershor. Skandalet për korrupsion në EULEX kanë shpërthyer ditë më parë pasi prokurorja Mariah Bamieh ka akuzuar zyrtarë të këtij misioni se kanë pranuar shumë të mëdha parash për të kurdisur procese gjyqësore. Bamieh ndërkohë është suspenduar nga EULEX ndërkohë që ka nisur edhe një hetim administrativ ndaj saj.