Kenia mban në fuqi ligjin që homoseksualizmin e cilëson krim

Gjykata e Lartë e Kenias ka marrë vendim kundër kërkesës së disa aktivistëve, të cilët kishin kërkuar shfuqizimin e një ligji që ndalon marrëdhëniet intime mes personave të gjinisë së njëtjë.

Bota

25/05/2019 11:06

Tre anëtarët e trupit gjykues refuzuan pretendimet e aktivistëve se ligji i kohës koloniale bie në kundërshtim me kushtetutën e re, me të cilën garantohen të drejtat e barazisë, dinjitetit dhe privatësisë.

Kodi penal i Kenias e kriminalizon kryerjen e nevojave dhe dëshirave fizike që janë në kundërshtim me rregullin e natyrës. Në vendin afrikan, me këtë shprehje nënkuptohet marrëdhënia anale mes meshkujve.

Marrëdhëniet intime mes personave të gjinisë së njëjtë në Kenia dënohen me ndëshkim maksimal prej 14 vjetësh burgim. Nuk dihet nëse ndonjë person është dënuar për këtë vepër në të kaluarën.

Komisioni Kombëtar i Kenias për të Drejtat e Homoseksualëve ka bërë thirrje që ligji të largohet nga sistemi i drejtësisë, duke thënë se ai e ka rritur nivelin e homofobisë.

Shumë shtete afrikane kanë ligje të ashpra kundër homoseksualizmit. Disa shtete dënojnë me vdekje personat që e bëjnë këtë vepër, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.