Keni harruar titullin e një filmi? Ja si mund ta gjeni atë

Shpesh na ndodh të harrojmë tituj filmash, por ama ata mund t’i përshkruajmë deri në detaj. Por, si ta gjejmë për ta riparë kur titulli nuk na vjen në mendje.

Fun

22/03/2016 01:08

Pikërisht, për t’u ardhur në ndihmë njerëzëve një kompani nga Finlanda ka krijuar faqen që quhet ‘What is my movie’.

‘What is my movie’ është krijuar nga kompania ‘Valossa’ në bashkëpunim me disa kërkues shkencorë të universitetit ‘Oulu’ në Finlandë.

Mjafton që ju të përshkruani filmin, edhe kur përshkrimi është i paqartë, dhe motori i kërkimit nuk gabon dhe e gjen filmin menjëherë.

Sigurisht që për këtë duhen edhe fjalë kyçe. Kërkimi është më i lehtë dhe rezultativ kur për filmin ngarkoni në faqe edhe foto dhe video./lajmi.net