Këngëtarja u kthehet komenteve negative për gjoksin: Nuk dua ta ngre

Këngëtarja e njohur ka pranuar kritika nga ndjekësit e saj lidhur me gjoksin e lëshuar.

ShowBiz

25/06/2019 23:50

Këngëtarja Tanerelle, së fundmi ka pranuar komente negative nga ndjekësit dhe e gjitha si shkak i gjoksit të saj, shkruan lajmi.net.

Ajo ishte qendra e kritikave pasi parakaloi në tapetin e kuq të ‘Bet Awards’ me gjoksin e lëshuar, pa sytjena apo ndërhyrje estetike.

Ndjekësit i kanë sugjeruar ta ngre gjoksin mirëpo nuk ka munguar as përgjigja e këngëtares e cila tregoj se ndihet mjaft mirë me veten pavarësisht se gjoksi i saj duket i tillë.

“Për gjithë komentet negative që lexova sot, nuk kam nevojë ta ngre gjoksin që të vesh një dreq fustani. Unë jam grua, gjoksi natyral varet dhe mua më pëlqen shumë dhe s’kam ndërmend ta ndryshoj që t’ju kënaq shikimin. Unë po jetoj ëndrrat e mia dhe po fokusohem në gjëra më të mira. T’i ngre?! Po për kë? Unë mendoj se duket shumë bukur dhe kjo ka rëndësi”, ishte përgjigja e saj./Lajmi.net/