Këngëtarja shqiptare nuk e përjashton mundësinë e një bashkëpunimi me Kreshën e Festimin

Vesa e ka pranuar se do ta bënte një projekt të përbashkët së bashku me Mc Kreshën dhe Lyrical Son.

ShowBiz

31/05/2020 15:55

Vesa Smolica më shumë se kurrë më parë, këto ditë ishte aktive në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Ajo më së shumti ka publikuar foto në Instagarm dhe në këtë rrjet social u ka dhënë hapsirë fansave për ti bërë edhe pyetje.

Duke pasur parasysh zërin dhe talentin që posedon, dikujt prej ndjekësve i ka interesuar nëse Vesa do të bënte ndonjë bashkëpunim me Kreshën dhe Festimin.

Nuk ka munguar pëgjigja e këngëtares e cila la të kuptohet se me kënaqësi do të bashkëpunonte me djemtë të cilët po ashtu janë të suksesshëm e të talentuar./Lajmi.net/