Këngëtarja shqiptare i del në mbështetje Beatrixit

Shtëpia e 'Big Brother Albania VIP' ka marrur kahje tjetër të shikueshmërisë, pas deklaratës së Donaldit dhe Beatrixit.

ShowBiz

05/12/2021 09:00

Por pas kësaj deklarate, ishin një publik i tërë që nuk e priti edhe aq mirë, shkruan lajmi.net.

Ishte pikërisht, Bora ajo e cila mori apsolutisht mbështetjen më të madhe të publikut por edhe të personazheve publike. Beatrix ishte ajo e cila e kryqëzua nga rrjeti duke u kritikuar kinse ajo ia ‘mori’ Donaldin, Borës.

Megjithatë, Beatrix mori mbështetjen e disa fytyrave publike. Si duket edhe Adelina Tahiri është personi që i qëndronë në krahë Beatrixit.

Këngëtarja shqiptare ka postuar në storie Beatrixin, por që ka vendosur të mos e flasë asnjë fjalë, duke lënë që vet fotoja të flasë dhe të pasqyrojë mbështetjen e saj për të.

Beatrix i ka kërkuar falje publike Borës në spektaklin e së premtes./Lajmi.net/