Këngëtarja shqiptare e konfirmon se është në finalen e “Këngës Magjike”

Nesër (7 dhjetor) mbahet nata finale e festivalit "Kënga Magjike".

ShowBiz

06/12/2019 17:55

Ashtu sikurse viteve të tjera, edhe kësaj radhe gara mes artistëve është shumë e ngushtë, shkruan lajmi.net.

Ende nuk dihen emrat e artistëve të cilët kanë kaluar në natën finale, por një prej tyre e konfirmoi përmes rrjeteve sociale.

Bëhet fjalë për Juliana Pashën, e cila publikoi një fotografi nga paraqitja e mbrëmshme në natën e dytë gjysmëfinale.

Sipër kësaj fotoje ajo ka shkruar “7-Dhejtor. Finalja e madhe “Kenga Magjike”.

Për ndryshe, festivalin “Kënga Magjike” këtë vit po e prezanton Ardit Gjebrea dhe bukuroshja shqiptare, Adrola Dushi. /Lajmi.net/