Këngëtarja shqiptare bën zyrtare fejesën

Këngëtarja e njohur shqiptare është fejuar zyrtarisht me pedagogun.

ShowBiz

25/03/2019 22:18

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, këngëtarja, Olta Boka tregoi për herë të parë unazën e fejesës dhe pranoi se ka thënë “po” pasi ka marrë propozimin nga i dashuri, Ivi Rrokaj, transmeton lajmi.net.

Ky i fundit është avokat dhe pedagog në fakultetin e Drejtësisë, ku edhe ka studiuar këngëtarja dhe ajo tregon se dashuria e tyre ka nisur pikërisht aty.

“Jemi njohur në univesitet, nëpërmjet miqve të përbashkët. Jam në një fazë tjetër të marrëdhënies sime. Në rastin konkret jam gjendur përballë një presioni, mënyra qenka pak e shëmtuar. Uroj që fotoja të shuajë kuriozitetin e njerëzve, por kam dashur të shijoj ato fazat në mënyrë të shëndetshme dhe pa presion të jashtëm! Kam dashur ta shmang për të mbrotjur veten. Fakti që kam qenë më këmbëngulse për të mos e treguar, është ideja se partneri im nuk e meriton të quhet ‘i dashuri i Olta Bokës’. Nuk do doja që për atë të flitët në kontekstin e ‘i dashuri i Olta Bokës”, ka thënë ajo.

Olta ka folur po ashtu për pushimet në Indonezi atje ku edhe e ka shoqëruar partneri i saj.

“Unë udhëtoj me njerëz të dashur me shoqërinë, pjesa më e madhe e udhëtimeve me njeriun tim të zemrës për të cilin kam folur pa u mediatizuar e gjithë kjo pasi jam ndjerë e bezdisur. Përtej vendit mjafton të jesh në shoqëri të mirë për të marrë gjthë pozitivitenin”, u shpreh ajo./Lajmi.net/