Këngëtarja kosovare, “sekret” i suksesit të Hamiltonit (FOTO)

Ish ngasësi i Formulës 1, John Watson beson se jeta sociale e Lewis Hamiltonit, dhe shoqërimi i tij me yje përfshirë këngëtaren kosovare Rita Ora, i ndihmon paraqitjet e tij.

Sport

12/07/2016 12:57

Sekreti i suksesit të Lewis Hamilton quhet Rita Ora.

Mund të mos jetë i vetmi por një prej tyre.

Kështu mendon ish ngasësi i Formulës 1, John Watson.

Ai beson se jeta sociale e Hamiltonit dhe shoqërimi i tij me yje përfshirë këngëtaren kosovare i ndihmon paraqitjet e tij.

“Disa ditë para garës së fundit ai ishte i shoqëruar me Rita Orën, dhe në fund të gjithë e përcollëm paraqitjen e tij. Ai po ashtu është i rregullt në klubet e natës në Londër”, deklaroi Watson për “Bbc Sport”, përcjell “Lajmi.net”.

“Lewis është shumë i zoti në kombinimin e jetës personale dhe asaj profesionale”, u shpreh ai.