Këngëtarja e njohur uron Xhensilën: Ti i meriton gjitha të mirat…
Xhensila Myrtezaj sot ka një ditë të veçantë, kjo ngase këngëtarja feston ditëlindjen.

ShowBiz
Urimin më të veçantë dhe njëkohësisht befasinë më të ëmbël, Xhensila e ka marrë nga bashkëshorti i saj, aktori Bes Kallaku, në mëngjesin e hershëm, shkruan lajmi.net.
Në adresën e këngëtares kanë arritur urime të shumta, me fjalët më të mira si nga miqtë ashtu edhe nga kolegët.
Një urim të veçantë, Xhensila mori nga Kida, e cila kishte edhe një bashkëpunim me të, por edhe janë mike shumë të mira përveç asaj që ndajnë profesionin e njëjtë.
“Urime ditëlindja për shoqen time të bukur, si person ju jeni shumë e veçantë dhe meritoni gjitha të mirat! Të dua Xheni edhe 100 sa me te lumtura”, ka shkruar Kida në mesazhin urues. /Lajmi.net/