Këngëtarja e njohur shqiptare: S’e njoh dhe nuk e kam ndjekur kurrë Taynën

Këngëtarja e njohur thotë se nuk e njeh Taynën.

ShowBiz

16/07/2019 18:58

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Merita Halili, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Rreze Dielli”, shkruan lajmi.net.

Duke qenë se është shpërngulur në Amerikë 23 vite më parë, muzikën nuk e ka lënë anash asnjëherë, mirëpo ky fakt bëri që këngëtarja të mos i njeh të gjithë emrat e estradës që i janë futur së fundmi muzikës.

E pyetur se ç’mendim ka për reperen Tayna, Merita ka treguar se nuk e njeh dhe nuk e ka dëgjuar asnjëherë këtë emër.

“Nuk e njoh dhe nuk mund të jap një opinion. Të më fali goca, mund të jetë shumë e talentuar, por ngaqë kam 23 vjet në Amerikë, nuk e kam ndjekur.”, u shpreh këngëtarja./Lajmi.net/