Këngëtarja e njohur shqiptare poshtëron publikisht Donaldin pas afërsisë me Beatrix

Këngëtarja Rezarta Shkurta nuk e ka fshehur zhgënjimin ndaj Donaldit pas afërsisë së tij me Beatrix në “Big Brother VIP”.

ShowBiz

01/12/2021 08:26

Në atë që po konsiderohet si tradhti ndaj Borës, ajo ka nënkuptuar që të mos ndiqet më në Instagram Donaldi.

Thirrjen e ka nisur me veprimin nga vetja, duke sjellë në InstaStory momentin kur e ka bërë një veprim të tillë.

“Unë jam adhuruese e dashurisë. Jam adhuruese e sinqeritetit dhe e fjalës së burrave, atyre prej vërteti. Jam adhuruese e njerëzve që nuk shiten as për shou as për vëmendje. Unfollow me shumë kënaqësi për ata që si kanë këto vlera” – ka deklaruar ajo.