Këngëtarja e njohur shfaqet pa grim në ceremoninë “Grammy”

Eventi që mblodhi gjithë yjet në një vend mbrëmë ishte "Grammy Awards".

ShowBiz

29/01/2018 13:55

Yjet botëror parakaluan në tepihun e kuq me veshje, grim e frizura nga më të ndryshmet, shkruan lajmi.net.

Padyshim, që secili prej tyre i kanë kushtuar rëndësi të madhe pamjes, për të shkëlqyer dhe për të mos qenë pre e kritikëve.

Por, është një artiste e famshme e cila ka shkuar pa grim në këtë ceremoni dhe ajo është Alicia Keys.

Arsyeja për këtë është vendimi i këngëtares që ka marrë vite më parë, për të mos vënë më asnjë pikë grim në fytyrën e saj. /Lajmi.net/