Këngëtarja e njohur në krahët e Malumës, ai zgjedh këtë foto për t’ia uruar ditëlindjen

Maluma e ka uruar këngëtaren e njohur për ditëlindje.

ShowBiz

16/08/2019 23:14

Këngëtarja e njohur, Madonna, sot e ka festuar ditëlindjen e saj të 61-të, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast ajo ka pranuar urime të shumta, e nuk ka munguar edhe ai i këngëtarit Maluma i cili e ka zgjedhur një foto së bashku me të për ta postuar në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B1Ox4-cneqh/

“Gëzuar ditëlindjen, e madhja, mbretëresha e vërtetë. Të dua si i çmendur”, ka shkruar Maluma pranë postimit të fotos ku Madonna shihet në krahët e tij.

Kujtojmë se Madonna konsiderohet si si ‘mbretëresha e popit’ e Maluma është ndër meshkujt më të komentuar së fundmi.

Vajzat po ‘çmenden’ për të e në koncertet ku ai performon shpesh kemi parë edhe raste kur zhvishen para tij./Lajmi.net/