Këngëtarja e njohur ‘ndez’ opozitën (Video)

Në këtë ditë feste, protestuesit kanë kaluar disa momente emocionuese në çadrën e opozitës.

ShowBiz

16/04/2017 18:49

Edhe pse në kryeqytet mbizotëron qetësia për shkak të Pashkëve, në çadër atmosfera është ndezur nga zëri i ëmbël i një këngëtareje të njohur. Bëhet fjalë për Mariza Ikonomin, e cila ka performuar brenda çadrës së opozitës.

Nuk është një koncert i mirëfillte, por demokratët kanë zgjedhur të sjellin sadopak hare përmes muzikës në këtë ditë feste.

Shoqëruar me një kitarë, këngëtarja Mariza Ikonomi ka kënduar në mesin e çadrës, rrethuar nga protestuesit. Një mënyrë kjo e zgjedhur nga stafi i Partisë Demokratike, për t’i uruar Gëzuar, personave që po i mbështesin në këtë kauzë prej rreth dy muajsh./syri/