Këngëtari turk me operacione plastike, dëshiron të bëhet si ‘Kemali’

Kusum Aydin është një nga këngëtarët turk të njohur.

ShowBiz

19/06/2018 22:48

Ai ka pranuar para mediave se në shumicën e fotografive të tij përdorë ‘Fotoshop’ dhe se do t’i nënshtrohet edhe operacioneve plastike, shkruan lajmi net.

E për këtë Aydin ka një arsye, pasi dëshiron të jetë si aktori i famshëm turk Burak Ozçivit.

“E pranoj, e përdor photoshop, ndryshe nuk mund të ngjaj i bukur. Do të kryej madje edhe disa operacione plastike. Do të paraqitem tek doktori me një foto të Burak Ozcivit dhe do t’i them: më bëj kështu” – ka thënë ai.

Përpos kësaj, ai edhe më herët ka kryer operacione plastike pasi ka një ndryshim të madh nëse shikojmë fotografitë e tij të dikurshme. /Lajmi.net/